Tregtonin mish e qofte të pasigurta për konsum, AKU bllokon dy subjekte në Kavajë

Oct 23, 2019 | 18:25
SHPËRNDAJE

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU), pas kontrolleve në Kavajë, pas kontrolleve në 6 subjekte, ka bllokuar aktivitetin e 2 prej tyre, pasi u konstatua se tregtonin mish dhe qofte të pasigurta për konsum.

Mes të tjerash, AKU njofton se u vendosën 9 gjoba me vlerë 800 mijë lekë në total si dhe u bllokuan 183.2 kilogramë mish dhe qofte.

k2-720x477

AKU sqaron se këto subjekte tregtonin mish pa vulë dhe pa certifikatë veterinare.

Njoftimi i plotë: 

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit falenderon reagimin e konsumatorëve që i janë përgjigjur thirrjes në rubrikën “Denonco”.

AKU kontrolle rigoroze, në 6 subjekte vendosen 9 gjoba me vlerë 800,000 lekë në total, Bllokohet aktiviteti i 2 subjekteve si dhe bllokohen 183.2 kg mish dhe qofte të pasigurta për konsum

Në vijim të informacionit të ardhur në platformën e komunikimit të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit nga qytetarë të përgjegjshëm që njoftojnë raste të cënimit të sigurisë ushqimore, Drejtoria Rajonale e AKU-së Tiranë ushtroi kontroll në 6 subjekte tregtimi të mishit në Kavajë nga të cilat rezultoi se:

  • Nga kontrolli i ushtruar në subjektin A.M. me aktivitet “Tregtim Mishi” u konstatua se subjekti tregtonte produktin mish pa vulë dhe pa certifikatë veterinare. Për shkeljet e konstatuara trupa inspektuese mori masat e mëposhtme:
  1. Gjobë 100,000 lekë për tregtim të produktit mish pa vulë dhe pa certifikate veterinare,
  2. U bë bllokimi i sasisë prej 45 kg mish viçi i konstatuar i pasigurt për konsum human.

 

  • Nga kontrolli i ushtruar në subjektin L.K. me aktivitet “Tregtim Mishi” u konstatua se subjekti tregtonte produktin mish pa vulë dhe pa certifikatë veterinare si dhe tregtonte produktin qofte të papajisur me etiketë. Për shkeljet e konstatuara trupa inspektuese mori masat e mëposhtme:
  1. Gjobë 100,000 lekë për tregtim të produktit mish pa vulë dhe pa certifikate veterinare,
  2. Gjobë 50,000 lekë për tregtim të produkteve të paetiketuara,
  3. U bë bllokimi i sasisë prej 36 kg mish lope dhe 100 copë qofte (3 kg) të konstatuara të pasigurta për konsum human.
  • Nga kontrolli i ushtruar në subjektin I.D. me aktivitet “Tregtim Mishi” u konstatua se subjekti tregtonte produktin mish në kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare si dhe pa vulë dhe pa certifikatë veterinare. Për shkeljet e konstatuara trupa inspektuese mori masat e mëposhtme:
  1. Gjobë 100,000 lekë për tregtim të produktit mish pa vulë dhe pa certifikate veterinare
  2. Gjobë 50,000 lekë për mungesë të kushteve higjeno-sanitare,
  3. U bë bllokimi i sasisë prej 42 kg mish qingji të konstatuar të pasigurt për konsum human,
  4. Ndërprerje e menjëhershme e aktivitetit deri në plotësimin e mangësive të konstatuara.

 

  • Nga kontrolli i ushtruar në subjektin H.J. me aktivitet “Tregtim Mishi” u konstatua se subjekti tregtonte produktin mish pa vulë dhe pa certifikatë veterinare. Për shkeljet e konstatuara trupa inspektuese mori masat e mëposhtme:
  1. Gjobë 100,000 lekë për tregtim të produktit mish pa vulë dhe pa certifikate veterinare,
  2. U bë bllokimi i sasisë prej 17.7 kg mish viçi dhe 5.6 kg mish qingji i konstatuar i pasigurt për konsum human.
  • Nga kontrolli i ushtruar në subjektin A.A. me aktivitet “Tregtim Mishi” u konstatua se subjekti tregtonte produktin mish pa vulë dhe pa certifikatë veterinare. Për shkeljen e konstatuar trupa inspektuese mori masat e mëposhtme:
  1. Gjobë 100,000 lekë për tregtim të produktit mish pa vulë dhe pa certifikate veterinare,
  2. U bë bllokimi i sasisë prej 10.9 kg mish viçi i konstatuar i pasigurt për konsum human.

 

  • Nga kontrolli i ushtruar në subjektin S.V. me aktivitet “Tregtim Mishi” u konstatua se subjekti tregtonte produktin mish pa vulë dhe pa certifikatë veterinare si dhe subjekti ushtronte aktivitetin në kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare dhe i paregjistruar në QKB. Për shkeljen e konstatuar trupa inspektuese mori masat e mëposhtme:
  1. Gjobë 100,000 lekë për tregtim të produktit mish pa vulë dhe pa certifikate veterinare,
  2. Gjobë 100,000 lekë për mungesë të kushteve higjeno-sanitare,
  3. U bë bllokimi i sasisë prej 23 kg mish viçi i konstatuar i pasigurt për konsum human,
  4. Ndërprerje e menjëhershme e aktivitetit deri në plotësimin e mangësive të konstatuara.

 

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit falenderon çdo konsumator që nëpërmjet raportimeve në rubrikën “Denonco” i është përgjigjur thirrjes së AKU për t’u bëhet pjesë e sfidës tonë të përbashkët dhe të kontribuojë cilësisht në suksesin e betejës për sigurinë ushqimore.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura