Tregtia në rënie, bien me 10 për qind eksportet

May 29, 2015 | 12:12
SHPËRNDAJE

Ekonomia shqiptare duket të jetë në një moment të vështirë, në kushtet kur importet dhe eksportet kanë ardhur në rënie. Shifrat e prillit të Institutit të Statistikave reflektojnë një kërkesë të dobët si në vend, ashtu edhe të jashtme, çka ka detyruar bizneset të ulin volumin tregtar. Por, çfarë reflektojnë në fakt shifrat e INSTAT?

Gjergj Filipi

“Në muajin prill 2015 eksportet e mallrave arritën vlerën 20 miliardë lekë, duke u ulur me 10,0 % në krahasim me prill 2014 dhe 7,8% në krahasim me mars 2015. Në muajin prill 2015, importet e mallrave arritën vlerën 43 miliardë lekë, duke u ulur me 2,0 % në krahasim me prill 2014 dhe 2,2 % në krahasim me mars 2015. Deficiti tregtar i këtij muaji është 23 miliardë lekë, duke u rritur me 6,5% krahasuar me prill 2014 dhe 3,3 % në krahasim me mars 2015”, thuhet në raport.

Kjo tregon biznese që kanë tkurrur edhe më tej kapacitetet prodhuese nga njëra anë dhe rënie të fuqisë blerëse në vend. Kjo e fundit është konfirmuar edhe nga vrojtimet e Bankës së Shqipërisë. INSTAT Tek eksportet dhe importet grupi me rënien më të madhe është ai i mineraleve dhe lëndëve djegëse.

Për eksportet, rënia në këtë grup krahasuar me një vit më parë, është me 8.5 për qind, kurse tek importet rënia është me 4.4 për qind. Te pjesa e eksporteve rënie ka pasur edhe grupi i tekstileve e këpucëve, një tregues ky direkt për uljen e aktivitetit te fasonët, që është një sektor me impakt direkt te punë- simi.

Rënie më modeste tek eksportet kanë pësuar edhe grupet e materialeve të ndërtimit, prodhimet e drurit dhe letrës, si dhe lëkurët, kjo në krahasim me një vit më parë. Grupi me rritjen më të madhe ka qenë ai i makinerive dhe pajisjeve me 1.6 për qind krahasuar me prill 2014.

TREGTIA E JASHTME
PRILL 2014-PILL 2015

Eksportet
Minerale, lëndë djegëse -8.5%
Tekstile dhe këpucë -3.8%
Mat. Ndërtimi, metale -0.9%
Makineri, pajisje +1.6%

IMPORTE
Minerale, lëndë djegëse -4.4%
Mat. Ndërtimi, metale -1.3%
Makineri, pajisje +1.9%

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura