Tregtari shqiptar i drogës u arrestua sapo hyri në Skoci pas operacionit të gjerë në Evropë. Kush është ai

Sep 2, 2020 | 17:43
SHPËRNDAJE

Një shitës droge shqiptar përballet me burg pasi u arrestua gjatë një operacioni rrufe ku u kap edhe një telefon i koduar.

_105857383_policepmaker

Andi Deliu, banues në Sunderland, u kap në kurth në veri të kufirit në qershor me një automjet me kanabis bimor. 25-vjeçari e pranon akuzën e ngritur për furnizimin e drogës së klasit B.

Ai gjithashtu pranoi një akuzë për të qenit në Mbretërinë e Bashkuar në mënyrë të paligjshme. Deliu, i cili pritet të dënohet në shtator, u kap për shkak të informacionit të mbledhur përmes operacionit “Venetic”.

Ai ishte një nga 746 personat e arrestuar në Mbretërinë e Bashkuar si pjesë e goditjes së madhe pasi policët zbuluan një shërbim bisede të fshehtë të përdorur nga kriminelët në të gjithë Evropën.

Ne më parë, policia ndërhyri në rrjetet e bisedave EncroChat, ku zbuluan celularët e modifikuar të cilët mund të kushtojnë deri në 8,000 £ dhe përdorin WiFi për të dërguar mesazhe, për tre muaj.

Si pjesë e operacionit masiv, më shumë se 25 milion euro drogë dhe 7 milion paund para të pista u kapën vetëm në Skoci, shkruan Mirror.

Në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, operacioni i përbashkët midis Agjencisë Kombëtare të Krimit dhe forcave lokale të policisë, sekuestruan dy ton drogë dhe 54 milion £.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura