Tregtari kallëzon Emiljano Shullazin: I vendosi eksploziv pronave të mia

May 12, 2016 | 8:27
SHPËRNDAJE

Një kallëzim i ri është administruar në dosjen e Emiljano Shullazit nga prokuroria e krimeve të rënda e cila ka nisur verifikimet pasi dëshmitë nuk përputhen me provat.

Emiljano-Shullazi_0 (1)Burimet e prokurorisë thonë se tregtari Adriatik Kërçuku ka bërë denoncim në Policinë e Fierit se grupi i Shullazit i ka bërë presion për përfitim shumash monetare dhe i ka vendosur lëndë plasëse në pronat e tij.

Sipas prokurorisë, në sistemin TIMS ka rezultuar se Shullazi ka qenë jashtë shtetit në ditën kur biznesmeni pretendon se ka ndodhur ngjarja pranë biznesit të tij.

Po kështu edhe nga kamerat e sigurisë nuk është arritur të gjenden pamje që të tregojnë prezencën e Emiljano Shullazit, Gilmando Danit dhe Blerim Shullazit në vendin e ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura