Tregtari-bankier me prejardhje çame, ja historia e Gjon Paramithiotit. Presidenti i parë i Interit

Oct 27, 2018 | 21:42
SHPËRNDAJE

“Do të lindë këtu, në restorantin ‘L’Orologio’(‘Ora’), vendi i takimit të artistëve dhe do të jetë përgjithmonë një skuadër me talent të madh. Kjo natë e shkëlqyer do t’i japë ngjyrat stemës sonë: e zeza dhe ngjyra e qiellit në sfondin e artë të yjeve. Do quhet ‘Internacionale’, sepse ne jemi vëllezër të botës”. Ishte 9 marsi i vitit 1908: lind Interi. Nga ajo ditë kanë kaluar 110 vite. Dhe 21 presidentë.

gjon paramithioti

I pari quhej Xhiovani “Gjon” Paramithioti. Qëndroi në krye të klubit për shtatë muaj. Por, kush është Gjon Paramithioti? Lindi në Venecia më 12 mars (por nuk dihet viti: në fakt, mbi të ka shumë pak të dhëna) dhe vdiq më 11 mars 1936 në Nju Jork. Rridhte nga një familje e madhe tregtarësh dhe bankierësh. Në disa shkrime thuhet se ishte hebrevenedikas dhe diku grek-venedikas, por e vërteta është se Gjon Paramithioti është me origjinë e rrënjë shqiptare.

Familja e tij, pas largimit nga Paramithia për në ishullin e Korfuzit (ku ende ka shumë familje kanë ruajtur origjinën shqiptare dhe besimin katolik) në shekullin XVIII, mori për mbiemër emrin nga vinin, Paramithinë e Çamërisë, me qëllim që të ruanin në kujtesë të tyre origjinën se nga ishin (siç dihet ishulli i Korfuzit deri vonë i përkiste Venedikut, Venecias).

Nga familja e madhe Paramithioti kanë dalë shumë figura të njohura dhe ashtu si mijëra shqiptarë të tjerë dhanë një kontribut të vyer në themelimin dhe forcimin e shtetit grek në shekullin XIX. Familja Paramithioti bashkë me disa familje të tjera shqiptare, një zviceran dhe me vëllezërit Rothçild (Rothschild) themeluan më 1841-ën Bankën Kombëtare të Mbretërisë së Greqisë. Në vitin 1881, një Paramithiot ishte deputet në Kuvendin e Greqisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura