“Tregoni kujdes, shmangni përhapjen”, Merkel porosit qytetarët: Jemi ende në fillim të pandemisë

May 27, 2020 | 17:46
SHPËRNDAJE

Qeveria federale e Gjermanisë po monitoron situatën e pandemisë nga afër, por përgjegjësia praktike qëndron gjithnjë e më shumë në 16 shtetet rajonale, tha kancelarja gjermane, Angela Merkel.

A572AE0B-3247-472D-B68F-24CE990020A6_w1023_r1_s

Ajo porositi që të tregohet kujdes, për të shmangur përhapjen e virusit, duke kërkuar zbatimin e masave të distancës fizike dhe vendosjes së maskës mbrojtëse.

“Ne akoma jemi në fillimin e pandemisë”, u tha ajo gazetarëve, transmeton Reuters.

Sipas të dhënave të Universitetit John Hopkins, në Gjermani janë regjistruar gjithsej 181,293 raste me COVID-19, dhe 8,408 viktima.

Të hënën ky vend ka lehtësuar masat e izolimit duke lejuar hapjen e restoraneve.

Gjermania është zhytur në recesion, pasi pësoi tkurrjen e saj më të madhe tremujore, që nga kriza financiare e vitit 2009.

Ekonomia u tkurr me 2.2% në tre muajt e parë të vitit 2020, pasi dyqanet dhe bizneset u mbyllën, në mes të marsit, për të luftuar përhapjen e koronavirusit të ri që e shkakton sëmundjen COVID-19./REL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura