Tregojuni fëmijëve si përgatiten biskotat e Krishtlindjeve

Dec 15, 2014 | 15:44
SHPËRNDAJE

Janë biskotat më të bukura të ditës së Krishtlindjeve, ato me bukë xhinxheri të dekoruar me brumë sheqeri. Kjo e mëposhtmja është receta tipike që përdoret në Europën dhe Amerikën Veriore, ata që me kanellën dhe xhinxherin dinë ç’të bëjnë. Tani që i keni të gjitha produktet në treg, provojeni edhe ju. Mos harroni të përfshini fëmijët në përgatiten e këtyre ëmbëlsirave të vogla. S’ka gjë që disa mund të humbasin formë, i rëndësishëm është aktiviteti së bashku, sidomos kur është i ëmbël…:) Po jua japim disa ditë më parë që t’i planifikoni në meny.

Biskotat e Krishtlindjeve
Përbërësit
200 gr miell 00
100 gr miell integral
150 gr gjalpë
200 gr bajame në feta të holla
2 vezë
2 të verdha vezësh
10 gr kanellë
10 gr xhinxher pluhur

Përgatitja
Në një enë hedhim dy llojet e miellit dhe i përziejmë bashkë me xhinxherin e kanellën. Vijojmë të hedhim gradualisht vezët dhe gjalpin duke e punuar brumin me duar. Së fundmi shtojmë bajamet në feta. Sapo masa të jetë homogjene, e mbulojmë brumin me qese kuzhine dhe e lëmë të pushojë në frigorifer për disa orë. Me të kaluar ajo kohë, hapeni brumin në një petë të madhe jo të hollë dhe jepini format që dëshironi.

Kosh specku me lulelakër
Përbërësit
Feta specku të hollë për aq sa parashikoni të servirni
400 gr lulelakër
2 vezë
20 gr miell
20 gr djathë grana të grirë
1.5dl pana

Përgatitja
Ka enë të vogla me formë, vishini me speack. Lulelakrën grijeni bashkë me vezët, miellin, djathin e grirë dhe panën, pastaj mbushni me këtë masë format. Mund të dekoroni me erëzat që pëlqeni dhe futeni në furrë.

Komposto lulelakre
Përbërësit
2 kg lulelakër
1 l uthull
¼  l verë të bardhë
Piper i zi kokërr
Lëng limoni
3 gjethe dafine
shkop kanelle
vaj

Përgatitja:
Pastroni lulelakrën dhe ndajeni në copa të vogla sipas formave të tyre. Zieni verën me uthullën, piperin dhe limonin lëng, gjethet e dafinës dhe kanellën. Pasi uji të ketë marrë valë, hidhni lulelakrat e vogla për vetëm pesë minuta. Rregullojini në 3 vazo apo si të doni dhe në fund shtoni vajin. Mbyllini vazot dhe ruajini në vend të errët.

Madeleinet franceze
Ka shumë mënyra për të përgatitur madeleinet franceze, biskotat tipike në formë guaske, që thuhet se mbërrijnë nga shekulli XVIII. Por cila mes tyre është receta më e mirë? Provoni këtë…

Përbërësit:
130 gr miell 00
100 gr sheqer
60 gr gjalpë
2 vezë
Një lugë kafeje maja birre
25 ml qumësht
½ lugë kafeje vanilje
Lëkurë të grirë nga portokalli

Përgatitja
Në sasinë e miellit që do të përdorni, shtoni majanë e birrës. Në një tjetër enë rrihni vezët me sheqerin dhe vaniljen me portokallin. Masa duhet të jetë e butë dhe të mos përmbajë shumë ajër. Po aty shtoni miellin pak nga pak duke përzier me ngadalë. Në temperaturë të ulët ngrohni gjalpin dhe me të shkrirë, pa u nxehur shumë, shtojani masës që përgatitët duke përzier vazhdimisht. Enën mbulojeni me qese kuzhine dhe futeni në frigorifer të pushojë për një orë. Me të kaluar ora, ngrohni furrën në temperaturën 220 gradë. Ndërkaq, në format e madeilene (në tavën me forma, po mund të përdorni edhe tavë të zakonshme e të hidhni me lugë brumin) hidhni brumin duke e mbushur vetëm përgjysmë. Nevojitet mjaft vëmendje gjatë pjekjes, sepse mund të dyfishojë volumin menjëherë. Duhet të qëndrojnë për vetëm 5 minuta në temperaturën 220 gradë e më pas duhet ulur temperatura në 180, ku të qëndrojnë për 7 minuta të tjera. Furra nuk duhet hapur asnjëherë, sepse ëmbëlsirat e vogla shfryhen. Lërini të ftohen përpara konsumimit.

Canelloni me lulelakër dhe spinaq
Përbërësit
Brumin e kanelonit mund ta përgatisni vetë me vezë e miell dhe pak lëng spinaqi
½ lulelakër të bardhë
½ brokoli
40 gr lajthi të grira
80 gr miell
7 dl qumësht
Majdanoz
50 gr djathë të grirë parmixhano
Arrë moskat
60 gr gjalpë
Kripë, piper

Përgatitja:
Ndajeni lulelakrën dhe brokolin në copa të vogla dhe vërini të ziejnë për 10 ose më pak minuta në ujë të kripur. Hiqini mënjanë për t’i kaluar më pas në mikser. Në një tjetër enë me ujë vini kanelonit (nëse i keni marrë të gatshme) për të zier për 2 minuta secila. Mos i vini të gjitha, sepse do të ngjiten njëra me tjetrën. Bëni kremin beshamel në një tigan me gjalpë, miell dhe qumësht. Shtoni po aty pak kripë dhe djathin e grirë parmixhano ose grana bashkë me majdanoz të grirë. Mbushni kanelonit me kremin e lulelakrës, së cilës i keni shtuar pak arrë moskat, vaj ulliri, kripë e piper. Shtoni sipër kremin beshamel dhe futeni në furrë duke kontrolluar pjekjen.

[email protected]
Dërgoni recetat tuaja!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura