“Tregjet janë boshatisur”- PD: Pagat nuk janë rritur asnjë lek në 8 vite, çmimet kanë arritur nivele të papërballueshme

Feb 13, 2022 | 16:58
SHPËRNDAJE

 

Partia Demokratike ka reaguar përmes zëdhënëses Ina Zhupa , duke theksuar se çmimet kanë arritur nivele të papërballueshme ndërsa pagat s’janë rritur asnjë lek në 8 vite.

ina

Në deklaratën e bërë nga një treg i kryeqytetit, Zhupa është ndalur edhe te rritja e çmimit të karburantit, duke u shprehur se Shqipëria ka karburantin më të shtrenjtë në Evropë ndërkohë që është vendi më i varfër.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE

Jemi në një nga tregjet e kryeqytetit ku shiten fruta-perime dhe mallra të konsumit ditor, siç është shporta ushqimore për çdo familje shqiptare. Patëm bisedë me tregtarë, të cilët pranuan të flisnin para kamerave, por dhe me të tjerë të cilët nuk pranuan, nga frika se të nesërmen do ti vinin policia tatimore, krimi ekonomik, për ti dënuar për krimin që po bënin duke folur të vërtetën. Në fakt realiteti e tregon shumë qartë me pamjet. Është një treg i boshatisur. Është një treg në të cilin ka rënë puna, sepse janë rritur çmimet dhe sepse qytetarët kanë paga të njëjta siç kanë pasur në këto 8 vitet e fundit. Shqipëria është vendi me pagën minimale më të ulët nga të gjitha vendet kandidate dhe vendet anëtare të BE-së.

Paga minimale është 245 euro, rreth 300 mijë lekë të vjetra. Dhe jo të gjithë kanë mundësi që të marrin pagën minimale, sepse shumica e atyre që paguhen në të zezë, paguhen nën këtë pagën minimale. Sipas vetë INSTAT, organizatës që është shtetërore, ka një rritje në 2021 të çmimeve për qytetarët, deri në xhepat e tyre kushton me 50 mijë lekë të vjetra, për çdo muaj për një familje mesatare me katër persona. Ne sot në fillim të vitit 2022, vunë re se çmimet janë rritur përsëri. Kjo vjen edhe si rezultat i rritjes së çmimit të naftës, të karburanteve, e rritjes së çmimit të gazit.

Qeveria nuk është duke bërë asgjë për këtë. Përkundrazi, i ka mbushur me taksa karburanti dhe paguajnë 7 taksa brenda çmimit të karburantit. Kemi karburantin më të shtrenjtë në Europë, ndërkohë që kemi ekonominë më të varfër. Një qeveri e korruptuar, e cila nuk mendon fare për qytetarët, një qeveri që nuk bën politika që i vijnë në ndihmë qytetarëve shqiptarë. Ne kemi një rast në fakt, për ta treguar refuzimin ndaj këtij modeli, që nuk i përfill qytetarët. Është një rast i vogël, në gjashtë bashki, të cilat po bëjnë zgjedhjet lokale, dhe mendoj që duhet ta shfrytëzojnë dhe shqiptarët do ta shfrytëzojnë, për ti dhënë një mesazh, që janë kundër këtij modeli që nuk pyet për jetesën e qytetarëve shqiptarë.

ina 2 ina 4 ina 5 ina 6

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura