Trebicka shpërthen sërish kundër Laert Vasilit: Këllira tregoi dje kush ishte

Jun 15, 2018 | 20:00
SHPËRNDAJE

Artistët edhe pse bën një takim dëgjesë me kreun e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, nuk janë tërhequr nga ajo që kishin thënë se do të ngujoheshin në teatër.

Edhe në këtë protestë ka qenë i pranishëm, Trebicka i cili ka folur dhe një herë për debatin që pati dje me Laert Vasili dhe e quajti këllirë.

Po ashtu në fund të fjalës tha: Le të shkojnë hanë makarona poshtë urave prapë në Francë.

trebicka

Deklarata e Trebickës

Unë isha i bindur se do të kishte pjesëmarrje. Nuk duam partinë, por duam Shqipërinë. Ne dje u përgjigjëm me qytetari, edhe pse e dinim që ai takim nuk ishte për ne. Por shumë mirë që u bë se në u kthjelluam më qartë se ku janë qëllim, dhe në pastrojmë dhe radhët tona.

Ësthë abuzuar se komuniteti i aktorëve është i përçarë, këtu ka diversitet mendimesh dhe jo përçarje. Por në këto mendime bëhet diferenca kush është këllirë dhe kush është dinjitoz, por dhe këllira ka nivel të lartë inteligjence. Duhet të jesh shumë inteligjent ta kuptosh.

Fal atij takimi dje, ne jmei sot këtu, të gjitha u thanë  dhe gjithsecili tha mendimin e tij.

Ne jemi një brezë një plejadë, si Berti, Romiri, Beni, Laerti, Aleri, në falni që fola greqisht, më flani.

Bisedonim me njëri tjetrin para disa ditëve që këta e kanë ndarë mendjen që këta e kanë bërë, por ne me njëri tjetrin menduam se dhe nëse këta e bëjnë ne do flemë të qetë që këta janë këllira.

Le të shkojnë hanë makarona poshtë urave prapë në Francë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura