Tre vjet burg për shqiptarin që u kap në Britani me kokainë në mbathje

Dec 14, 2015 | 21:13
SHPËRNDAJE

Një shqiptar 20-vjeçar është dënuar me tre vjet burg nga një gjykatë britanike në Sauthend, pasi u kap me kokainë

angliShqiptari është identifikuar si Elsaed Driaj, 20 vjeç, i lindur në Shqipëri, u kap me një sasi kokaine të fshehur në mbathje, si edhe me 640 paund.

Arrestimi i tij ka ndodhur dhjetorin e shkuar, ndërsa akuzat ndaj Driajt u ngritën në muajin maj të këtij viti.

Sipas dosjes së prokurorisë, disa efektivë policie u njoftuan nga disa banorë të lagjes Romford në dhjetorin e shkuar, se në një automjet po konsumohej kanabis.

Policia mbërriti në vendngjarje dhe kapi në flagrancë Driajn, së bashku me një person tjetër, duke tymosur kanabis.

GJatë kontrollit, policia gjeti sasi të tjera kanabisi, ndërsa në mbathjet e shqiptarit gjeti 38 doza kokaine dhe një shumë parash prej 640 paundësh.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura