Tre vite nga tërmeti tragjik/ Tedi Blushi: Për shkak të korrupsionit dhe vjedhjes nga Qeveria, ende ka familje që nuk janë futur në shtëpitë e tyre

Nov 26, 2022 | 11:31
SHPËRNDAJE

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, në ditën që sot bëhen tre vite nga tërmeti tragjik që i mori jetën 51 qytetarëve në Shqipëri, thotë se nëse ka ende familje që nuk janë strehuar, kjo ndodh për shkak “të korrupsionit dhe papërgjegjshmërisë së qeverisë”.

tedi blushi6

“Një Qeveri që vjedh edhe fondet për emergjencat, ndihmat e vendeve mike, si dhe braktis qytetarët më në hall, nuk e meriton asnjë ditë të qëndrojë në detyrë!”, shkruan Blushi teksa ka shpërndarë një shkrim të REL që thotë se shumë familje janë ende pa shtëpitë e tyre dhe pse kanë kaluar 3 vite nga tërmeti.

 

Postimi i Tedi Blushi

Tre vite nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit 2019, nderojmë sot kujtimin e 51 qytetarëve që humbën jetën dhe falenderojmë me mirënjohje Kosovën dhe të gjitha vendet mike e partnere për solidaritetin dhe ndihmat e pakursyera.

Për shkak të korrupsionit dhe papërgjegjshmërisë sot ende ka familje që nuk janë futur në shtëpitë e tyre dhe janë braktisur nga shteti, ndërkohë që problematika të shumta janë vërejtur edhe me ndërtimet jo cilësore ku janë strehuar të prekurit.

Një Qeveri që vjedh edhe fondet për emergjencat, ndihmat e vendeve mike, si dhe braktis qytetarët më në hall, nuk e meriton asnjë ditë të qëndrojë në detyrë!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura