Tre urdhër arreste nga Italia, shqiptari mendoi se gjeti zgjidhjen ideale, por planet ia prish…

Aug 17, 2017 | 10:17
SHPËRNDAJE

Kishte ndryshuar gjeneralitetet për t’i shpëtuar tre urdhër-arresteve që ishin lëshuar për të, dhe lëvizte lirshëm në territorin italian, por shkoi keq së fundmi për një shqiptar, tashmë i njohur për policinë, i cili u kap nga policia në Firence gjatë një kontrolli rutinë.

Mercato_centrale_di_san_lorenzo_02

I riu tërhoqi vëmendjen e patrullës, sepse lëvizte me makinë në mënyrë të vazhdueshme mes Via Nazionale dhe Sheshit të Pavarësisë.

Kur u ndalua, dha emrin e ri. Policia i kishte njohur fytyrën dhe pas një verifikimi në Komisariat, u arrestua dhe u dërgua në burgun në Sollicciano.

Nga hetimet u zbulua se shqiptari, pa leje qëndrimi në Itali, ishte kthyer në vendlindje për të ndryshuar emrin dhe kishte hyrë sërish në Itali.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura