Tre të vdekur dhe 38 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

May 28, 2020 | 15:39
SHPËRNDAJE

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut, ka njoftuar për tre të vdekur nga Covid-19 si dhe për 38 të tjerë të infektuar, në 24 orët e fundit.

Sipas raportit, dy nga viktimat janë nga Tetova, të moshës 74 dhe 57 vjeç, ndërsa viktima e tretë është nga Shkupi, i moshës 53 vjeçare.

15E4C2DB-77DD-4BAF-B104-94DBF3688355_w1023_r1_s

Numri i përgjithshëm i viktimave ka shkuar në 121 persona, shumica prej tyre nga Shkupi dhe Kumanova.

Sa i përket të infektuarve, nga 560 teste të kryera për koronavirus, 24 raste pozitive janë regjistruar në Shkup, 4 në Kumanovë, 4 në Shtip, 3 në Tetovë, 2 në Negotinë dhe 1 në Manastir.

Drejtuesit e institucioneve kanë përsëritur thirrjen drejtuar qytetarëve për respektimin e masave mbrojtjëse, siç janë: vendosja e maskave, distanca fizike si dhe përdorimin e mjeteve dezinfektuese.

“Sëmundjen Covid-19 nuk do të mund ta fitojmë vetëm mjekët pa ndihmën e qytetarët të ndërgjegjshëm. Çdo sjellje e papërgjegjshme do të ketë pasoja të rënda, andaj të gjithë duket të bëjnë maksimumin që ruajmë shëndetin tonë”, ka deklaruar Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipce.

Në Maqedoninë e Veriut deri më tani janë realizuar 27,023. Prej tyre 2,077 persona ka rezultuar pozitiv me Covid-19, prej tyre 1,486 janë shëruar, 121 kanë vdekur ndërsa 470 ende janë aktivë./ REL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura