Tre stacionet e jetës së një artisti, çfarë fshihet nën shtresat e tablosë

Mar 26, 2018 | 14:58
SHPËRNDAJE

ALMA MILE/ Me të qeshur ai thotë se në Shqipëri arti nuk merret seriozisht dhe titulli “TrPr-Vr” i shkon fiks skepticizmit të të shumtëve për artin dhe artistët.  Por në të vërtetë, për të ai titull është një rrugëtim jete. Tiranë-Paris-Vankuver janë tre stacione të jetës së artistit Mikel Temo, pedagogut të Grafikës, kthyer tashmë në Tiranë pas 15 vitesh emigrimi. Këto ditë ai ka hapur një ekspozitë personale në galerinë “FAB”, pranë Universitetit të Arteve, nën kurimin e Ardian Isufit.

29511325_1854591051240458_4586046261644402784_n

Është një ekspozitë me vepra të viteve të fundit, ku risia qëndron tek elementi që ai i shton jo vetëm ekspozitës, por edhe krijimtarisë së tij artistike: skulpturën. Ashtu siç ta dikton edhe titulli, ekspozita është konceptuar në tre grupime punësh, që lidhen me vendndalimet e artistit, me Tiranën, Parisin dhe Vankuverin (Kanada), shpërndarë në tri sallat e FAB-it. Mbështetur në përjetimet në secilin prej këtyre vendeve, Temo ka krijuar historinë e tij personale dhe kolektive. Tirana me shtresëzimet që zënë fill që nga fëmijëria deri më sot, pjesë e së cilës janë prindërit, ngjarje të ndryshme personale, vështirësitë e tranzicionit, që i shtohen historisë vit pas viti.

Të gjitha mbështillen e shmbështillen rreth atij vetë; Parisi me kulturën e vetë shekullore, ëndërr e çdo artisti. Aty është edhe bashkëshortja, që përkundër ngjyrave të tokës, rrezaton në ngjyra të ndezura si dashuria; dhe Vankuveri me hapësirat e pafundme dhe koloret e forta, veçse janë të rrafshëta, pa histori të thella, ashtu si vetë Kanadaja. “Në paraqitjen e imazhit nga një vend në tjetrin ka ndryshme rrënjësore, sepse shtresëzimi kulturor europian është shumë i thellë edhe më domethënës sesa në Amerikë dhe në Kanada. Për arsye të thjeshta, që janë shtete të reja dhe me një mentalitet dhe thellësi më sipërfaqësore sesa Europa.

29570274_1854591141240449_8421312725855064618_n

Po të shikojmë periudhën e Kanadasë, formatet janë më të mëdha, pikturimi është më i thjeshtë dhe ka më pak detaje, por ka shtresëzime ngjyrash, të cilat i gjejmë dhe te ne vetë, si individë. Edhe këto ndryshojnë nga njëri pozicionim në tjetrin, nga Europa në Amerikë jeta ndryshon, stili i jetesës është tjetër, edhe kjo influencon në mënyrë të pandërgjegjshme në këto vepra”, thotë ai. Tablotë karakterizohen nga ngjyrat e tokës, duke shprehur edhe karakterin e vet artistit, teksa thotë se është më tepër krijesë e tokës sesa ajrit e ujit.

SKULPTURA

Të vendosura pa ndonjë lidhje të dukshme me grupimin e tablove që lidhen me tre stacione, në tre salla gjenden grupe skulpturash me përmasa të vogla, që mund të qëndrojnë fare mirë nëpër ambiente zyrash, pse jo dhe familjare. Janë portrete familjarësh, djali, babai.., politikanësh të përmasave botërore, shenjtorë, martirë, luftëtarë, por edhe frymëzime të rastit. Mikel Temo, i cili ka çelur para katër vitesh një ekspozitë fotografike, pastaj më vonë një me tablo, tani sjell një tjetër aspekt të krijimtarisë së tij: skulpturën, që sipas tij nisi “aksidentalisht”.

“Pas kthimit tim, pas një largimi 15-vjeçar, iu riktheva pikturimit të familjes, pikturova prindërit, djalin, veten, bashkëshorten. Atë që kisha bërë më herët me pikturën kam nisur ta bëj me skulpturën. Kështu që kam filluar nga djali se është model më i pastër, në kuptimin e çiltërsisë, të formës, gjurmëve që jeta ka lënë mbi lëkurën e tij. Për të vijuar me një portret të Uinston Çurçillit, Johnny Holiday-t, sepse kam qëndruar në Paris disa vite edhe jam njohur me muzikën e tij, por sipas meje është një nga rokerët me emër në Europë; një portet të Shimon Peres; kam punuar gjithashtu edhe një imazh të Onufrit, një figurë shumë e dashur imja.

29542006_1854591224573774_8823930836601549323_n

Dëshira ime ishte që ta paraqitja në një formë tjetër, duke iu larguar imazhit të asketit”, tregon Temo, duke kaluar nga njëra vepër në tjetrën. Duke qenë se skulptura tek ai ka marrë trajtën e një pasioni, ai derdh imazhe të figurave, që atij i kanë lënë mbresa apo për të cilët ka admirim. E tillë është edhe figura e shenjtores Nënë Tereza, Ibrahim Rugovës, madje edhe Papa Kristo Negovanit.

“Kam bërë edhe një skulpturë të Papa Kristo Negovanit, e cila është e dashur për mua, sepse fjalët e tij të fundit kur e eliminuan për dashurinë ndaj gjuhës shqipe kanë qenë: ‘Vramëni, por gjakun mblidhmani për bojë që të shkruajnë fëmijët’”, thotë Temo, mes galerisë së personazheve që qëndrojnë copëzave nga Parisi, Vankuveri e Tirana. Ndoshta ekspozita e radhës do

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura