Tre shtetas nga Kosova humbin jetën në një aksident midis Zvicrës dhe Gjermanisë

Oct 16, 2020 | 23:47
SHPËRNDAJE

Policia gjermane ka konfirmuar se në aksidentin e sotëm në Gjermani kanë vdekur tre persona, dy me shtetësi kosovare dhe personi i tretë me shtetësi zvicerane.

121781511_275509440291391_8503033384446719436_n-600x360

Komisari i Policisë së Ravensburgut në Gjermani, Mark Gmunder, në një përgjigje për Express ka thënë se dy nga të vdekurit janë me kombësi kosovare ndërkaq njëri zviceran teksa të tre kanë qenë rezidentë në Zvicër.

“Të tre personat që kanë qenë në veturë kanë rezidencë në Zvicër. Nacionaliteti i dy të vdekurve është kosovar kurse nacionaliteti i personit të tretë është zviceran. Inicialet e personit të tretë janë BK, kurse dy të tjerët janë ZK dhe FK”, thuhet në përgjigjen e policisë gjermane.

Gmunder ka sqaruar se mbiemri i tre personave është i njëjte.

Aksidenti ku kanë vdekur dy kosovarë ka ndodhur në Gjermani pak kilometra nga kufiri me Zvicrën, ndërkaq sipas mediave gjermane në aksident janë përfshirë vetura me një kamion/GazetaExpress/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura