Tre shqiptarë në finalen e “Eurovizion”-it, kur do këndojnë Eugenti, Eleni dhe Ermali

May 12, 2018 | 19:54
SHPËRNDAJE

Si rrallë herë tre shqiptarë do të ngjiten të performojnë në finalen e madhe të “Eurovizion”-it edhe pse secili prej tyre do të përfaqësoi shtete të ndryshme. Mesa duket ky fakt nuk i ka ndarë shqiptarët dhe aq më pak nuk i ka ndaluar të bëjnë tifo për të tre këngëtarët njësoj e të ndihen krenarë për performancat dinjitoze.

Finalja e madhe do të mbahet të shtunën më 12 maj në Lisbonë të Portugalisë dhe në faqen zyrtare të “Eurovizion”-it ka dalë lista e radhës që do të kenë konkurrentët mbrëmjen e nesërme.

Eugent Bushpepa do të këndojë “Mall” dhe do të jetë i 12 në radhë, ndërkohë që Eleni do të performoi e 25-ta dhe i fundit në radhë do të jetë Ermali, i cili do të performojë i 26-i, e që do të mbyllë garën.

Sigurish që këtë vit, shanset që ta fitojë një shqiptar “Eurovizion”-in janë më të mëdha dhe ne urojmë që të jetë njëri nga tre këngëtarët fitues. Edhe pse Shqipëria nuk do të jetë fituese e drejtpërdrejtë, shqiptarët do të ndihen fitues.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura