Tre persona mbërrijnë në spital me plagë, policia dyshime për çfarë u ka ndodhur. Pritet marrja në pyetje e tyre

Jul 16, 2020 | 13:31
SHPËRNDAJE

Tre emigrantë të paligjshëm të grabitur kanë mbërritur në spitalin rajonal të Korçës.

Policia-Korce-e-sakte-770x415

Sipas gazetares së Panorama, dyshohet se janë dhunuar dhe grabitur ndërsa po hynin në Shqipëri përmes shtegut të Bozdovecit ilegalisht.

Burime nga spitali bëjnë me dije se ata po marrin shërbim mjekësor ndërsa nuk dihen ende detaje nga ngjarja.

Mësohet se ata janë dhunuar ndërsa nuk dihet se çfarë u është grabitur dhe do të merren në pyetje nga policia për ngjarjen.

Nga ana tjetër policia ka mbërritur në spital dhe pritet marrja e tyre në pyetje për të vërtetuar nëse kemi të bëjmë me një grabitje apo nëse ata janë rrëzuar në këtë shteg ku po kalonin ilegalisht.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura