Tre pacientë me COVID-19 lënë Infektivin, shtohen 8 raste të reja në Tiranë. Ja si ndryshon harta e të prekurve në Shqipëri

Mar 22, 2020 | 11:58
SHPËRNDAJE

koronavirus-pacienti-karantina-infektivi-COVID19-Infektivi2Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur sot se harta e personave të prekur është zgjeruar, duke shënuar tre rastet e para në qytetin e Korçës.

Po ashtu një rast i ri është shënuar në Kavajë, duke e çuar numrin në tre në këtë qytet. Ndërkohë që 8 raste janë zbuluar në kryeqytet.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se tre pacientë të prekur nga COVID -19 kanë lënë nga Spitali i Infektivit, pasi janë vlerësuar si shëruar nga COVID-19. Ndërkohë që 8 raste te reja prit t’i shtohen Spitalit Karantinë.

Nga testimi i 33 personave kanë rezultuar në total 13 të prekur, ndërkohë që Ministria e Shëndetësisë bën të ditur janë kryer 804 testime në total nga të cilat kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 89 raste në të gjithë Shqipërinë.

“Deri në këto momente janë testuar 804 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 89 raste.

Nga totali i rasteve të konfirmuara, 58% janë meshkuj dhe 42% janë femra.  Mosha mesatare e totalit të rasteve pozitive është 48 vjeç. Ndërsa shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

  • Tiranë              63 qytetarë
  • Durrës             6 qytetarë
  • Lushnje           2 qytetarë
  • Elbasan            2 qytetarë
  • Fier                  8 qytetarë
  • Rrogozhinë       2 qytetarë
  • Kavajë             3 qytetarë
  • Korçë              3 qytetarë
    Janë shënuar deri tani dy raste humbje jete”, theksoi Albana Fico.

Harta e te prekurve ne Shqiperi 22 mars

Më tej mësohet se katër nga të prekurit janë në terapi intensve.

“Ndërsa është rritur numri i pacientëve të shtruar në spitalin Infektiv, ku ndodhen aktualisht 43 pacientë.  4 prej tyre janë në terapi intensive, në situatë të njëjtë klinike.  Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente. Mosha mesatare e rasteve të hospitalizuara është 54 vjeç”, theksoi sot Albana Fico.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura