Tre muaj pa luajtur te Benevento, Memushaj nuk është parë në fushë që prej shkurtit

May 15, 2018 | 15:20
SHPËRNDAJE

Mund të quhet fati i keq, hakmarrje e Beneventos apo vendim i trajnerit De Zerbi për të mos i dhënë asnjë shans mesfushorit të Kombëtares shqiptare, Ledian Memushaj. Në merkaton e janarit ishte shumë afër kalimit te Bari, por edhe shumë skuadra të tjera shfaqën interesim për të. Benevento e donte ta mbante me çdo kusht dhe ia doli, por në fakt dukej një vendim i gabuar i klubit.

memushaj

Ndryshimi i trajnerit bëri që Memushaj të humbte vendin e titullarit dhe në atë moment skuadra filloi të merrte rezultate pozitive. Kjo bëri që De Zerbi t’u besonte të njëjtëve lojtarë që u afruan në merkaton e janarit, të cilët ishin shumë cilësorë. Ndeshja e fundit e Memushajt daton në 4 shkurt të vitit 2018 dhe nga ajo kohë kanë kaluar më shumë se 3 muaj ku shqiptari nuk shkel më fushën e lojës. Gjendja fizike e tij gjithashtu nuk ka qenë optimale, duke mos e lejuar që të jetë një kandidat potencial për të luajtur qoftë edhe pak minuta. Benevento ishte ekipi i parë që ra zyrtarisht nga Seria A.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura