Tre meshkuj martohen me njëri-tjetrin, martesa e parë e këtij lloji

Feb 28, 2015 | 16:48
SHPËRNDAJE

[portfolio_slideshow]

Tre meshkuj nga Tajlanda janë martuar me njëri-tjetrin duke u bërë të parët njerëz në botë që bëjnë këtë lloj martese.

Dhëndrat e rinj, Joke, Bell dhe Art u kurorëzuan në martesë ditën e Shën Valentinit pasi bënë ceremoninë e dasmës në shtëpinë e tyre në Utai, raporton “Daily Mail”.

Ata tashmë janë bërë të famshëm për faktin se janë të parët meshkuj që vendosin të martohen “treshe”, dhe fotot e dasmës së tyre kanë thyer internetin.

“Disa njerëz nuk e pranojnë këtë martesë dhe disa janë të të habitur nga kjo, por ne besojmë se njerëzit duhet të konceptojnë zgjedhjen tonë. Dashuria është dashuri, pavarësisht të gjithave”-ka thënë Bell.

Të tre djemtë ishin gay përpara se të njiheshin me njëri-tjetrin dhe ata kanë jetuar së bashku prej 5 vitesh.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura