Tre këshillat për të rritur dëshirën për seks, si të ndizni jetën seksuale gjatë qëndrimit të izoluar. Mundësia që duhet të shfrytëzoni

May 11, 2020 | 15:21
SHPËRNDAJE

Koronavirusi i ka kthyer jetët e të gjithëve përmbys dhe mënyra sesi po jetojmë është më të vërtetë sfiduese.

Por kjo konsiderohet se koha e përsosur që çiftet të ndezin jetën e tyre seksuale.

Sipas një artikulli të botuar nga The Guardian, njerëzit duhet ta shikojmë izolimin si një mundësi për të “rifreskuar” jetën seksuale.

Artikulli i plotë:

Në një kohë të tillë seksi nuk është përparësi për një pjesë të madhe të njerëzve.

Stresi dhe ankthi zvogëlojnë dëshirën seksuale të njerëzve, të cilët shqetësohen për financat apo shëndetin e të dashurve.

Ndërsa për disa të tjerë ndodh e kundërta. Seksi rrit humorin e njerëzve dhe mirëqenien. Disa njerëz bëjnë seks për të hequr stresin. Ata duan të bëjnë seks në raste frike ose ankthi.

Por si të rrisni dëshirën për seks?

Kjo është mundësia që keni përpara dhe disa njerëz mund të jenë në hapësirën e duhur për ta shfrytëzuar.

Është e rëndësishme që në marrëdhënie që janë për një kohë të gjatë, njerëzit duhet të nxisin dëshirën për seks.

“Pacientët e mi më thonë që nuk kam dëshirë për seks por kur kryej marrëdhënie i them partnerit time se duhet ta bëjmë më shpesh,”- tregon psikologia Karen Gurney për The Guardian, duke shtuar: “Kjo është një shfaqe normale e dëshirës në një marrëdhënie të gjatë.”

Tre këshillat e psikologes për të rritur dëshirën seksuale:

  1. Mos u shtirni sikur keni orgazmë. Kjo krijon iluzionin se gratë janë po aq të kënaqura nga seksi po aq sa edhe meshkujt.
  2. Planifikoni kohë për njëri-tjetrin. Gabimi që bëjnë shumë çifte është se presin që dëshira të shfaqet pa bërë asgjë për ta inkurajuar, kështu që nuk shfaqet dëshira.
  3. Planifikoni kohën për veten tuaj. Masturbimi ofron një mundësi të shkëlqyer që njerëzit të shijojnë seksualitetin e tyre jashtë marrëdhënies, të lidhen me seksualitetin e tyre, të dinë se çfarë ngjall dëshirën tek ata.

/Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura