Tre këshilla që ju ndihmojnë të kaloni një marrëdhënie të dështuar

Sep 12, 2022 | 16:55
SHPËRNDAJE

Shumë njerëz shkojnë tek psikologi pasi lëndohen nga një marrëdhënie që nuk përfundoi mirë.

lidhje

Ata mund të thonë gjëra të tilla si “Do të doja të kthehesha pas në kohë që gjërat të shkonin ndryshe” ose “Nuk e di se si do të jem në gjendje të jetoj pa të”.

Por e vërteta është se ne të gjithë kemi një aftësi të jashtëzakonshme për t’u rikthyer edhe nga ndarjet më të vështira. Këtu janë tre teknika që mund të përdorni për të dalë nga një marrëdhënie e dështuar.

“Marrëdhënie e dështuar”, emërtim i gabuar

Termi “marrëdhënie e dështuar” është një emërtim i gabuar. Sigurisht, marrëdhëniet mund të mos funksionojnë siç kishim shpresuar, por kjo nuk i bën ato të “dështuara”.

Fatkeqësisht, truri ynë ka një tendencë për të kategorizuar njerëzit, ngjarjet dhe gjërat në kategori konkrete, bardh e zi.

Në rastin e një ‘marrëdhënieje të dështuar’, është e rëndësishme të mbani mend se situata ka gjithmonë më shumë ngjyrime sesa truri juaj pëlqen të pranojë. Marrëdhëniet e dështuara shpesh kanë mini-sukseset e tyre. Ndoshta keni mësuar diçka për veten tuaj që nuk e dinit para lidhjes. Ndoshta keni filluar një aktivitet të ri, hobi ose rutinë për shkak të marrëdhënies.

Ndoshta keni parë një pjesë të re të botës ose keni zbuluar një zakon të ri. Ndoshta keni ide më të mirë të asaj se si dëshironi ta shihni në marrëdhënien tuaj të ardhshme.

Bëni më të mirën tuaj për të shmangur paragjykime të tilla, si për shembull, të thoni “X” ishte një sukses ose “Y” ishte një dështim.

Në vend të kësaj, pranoni nuancat që mund të gjenden në marrëdhëniet e kaluara dhe mësoni nga çdo përvojë, të mirat dhe të këqijat.

Përdorni marrëdhëniet e kaluara si një katalizator për ndryshim

Nëse keni vështirësi në gjetjen e motivimit për t’u ringritur në këmbë pas një ndarjeje, terapia mund t’ju ndihmojë.

Shpesh, ajo që një profesionist i shëndetit mendor do t’ju ndihmojë të kuptoni është se fajësoni veten për rrjedhën e gjërave që çuan në ndarje.

Ju mund të nënvlerësoni se sa shumë nga gjërat që ndodhin në jetë, të cilat nuk i keni në dorë.

Kjo mënyrë e të menduarit mund të shkaktojë probleme edhe në fusha të tjera, si prindërimi apo karriera profesionale.

Duhet t’i kujtojmë vetes se nuk mund ta kontrollojmë të ardhmen.

Ne nuk mund të kontrollojmë zgjedhjet që bëjnë njerëzit e tjerë.

Ajo që ne mund të kontrollojmë janë mendimet, emocionet, veprimet dhe sjelljet tona.

Sa më mirë të arrijmë të drejtojmë “anijen” tonë, aq më pak ndikohemi nga gjërat që janë jashtë kontrollit tonë.

Mos i jepni romancës më shumë se sa e meriton

Kur flasim për ‘marrëdhënie të dështuara’, nuk duhet të nënkuptojë një romancë të dështuar.

Kur përjetojmë një ndarje të keqe, mund të gjejmë ngushëllim në marrëdhëniet që ndajmë me anëtarët e familjes, miqtë dhe kolegët.

Pra, jini të kujdesshëm që të mos e vendosni jetën tuaj të dashurisë në një piedestal të tillë që të tjetërsoni marrëdhëniet që keni me njerëz të tjerë.

Një nga çelësat për një jetë të shëndetshme dhe jetëgjatësi është rritja dhe mbajtja e shumë pikave të forta të kontaktit shoqëror.

Vlerësoni lidhjet që keni me të gjithë njerëzit në jetën dhe komunitetin tuaj. Bëj më të mirën për të ndihmuar të tjerët. Forca që marrim nga lidhjet tona me të tjerët është ndoshta burimi ynë më i fuqishëm dhe sigurisht antidoti më i mirë për të kaluar një marrëdhënie të dështuar.

Konkluzioni

Njerëzit në mënyrë të pashmangshme vijnë dhe ikin gjatë rrjedhës së jetës sonë.

Për të reaguar pozitivisht ndaj largimit të njerëzv nga jeta juaj, bëni çmos që (1) të shmangni përcaktimin e tyre si ‘dështim’, (2) të reflektoni mbi çdo gjë pozitive që mund të merrni nga përvoja dhe (3) të vlerësoni lidhjet tuaja të tjera shoqërore dhe t’i përdorni ato si burim force.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura