Tre javë pas sulmit kibernetik, rikthehen thuajse të gjitha shërbimet online në portalin e-Albania

Aug 4, 2022 | 17:24
SHPËRNDAJE

Tre javë pas sulmit kibernetik, janë kthyer thuajse të gjitha shërbimet online në portalin e-Albania.

E-Albania-

Në një njoftim nga Agjencia KOmbëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), aktualisht janë active 1214 shërbime nga 1225.

Njoftimi i AKSHI-t:

Aktualisht, 1214 nga 1225 shërbime online që jepen në platformën e-Albania, mund të përdoren nga qytetarët dhe bizneset me të njëjtën shpejtësi dhe lehtësi si më parë.

Janë në funksion të plotë edhe shërbimet e:
– aplikimit të formularit për lëshim për herë të parë ose rinovim të pasaportës
– deklarimit të humbjes së dokumenteve të ndryshme

– ndihmës ekonomike për individët dhe vërtetimit mbi masën e përfitimit të ndihmës ekonomike
– kërkesë për të përfituar nga programet e strehimit social
– lista e notave dhe vërtetimi i diplomës për studentët që kanë ndjekur Universitetin e Tiranës.

Ndërkohë, stafi i inxhinierëve po punon për të kthyer në normalitet dhe shërbimet e fundit të mbetura siç janë: njehsimi i diplomave dhe certifikatave të lëshuara nga institucionet e huaja; vërtetimi i pagesës së aftësisë së kufizuar si dhe kryerja e pagesave të ujit dhe energjisë elektrike.

Nga dita e hënë do të mund të aplikohet edhe për Leje Ndërtimi (e-Lejet), vlerësimi të ndikimit në mjedis dhe përdorimit të burimeve ujore.

Sistemet elektronike të rikthyera se fundmi në funksionalitet të plotë janë:

– Sistemi i Qendrës së Botimeve Zyrtare;
– e-Inspektimi;
– Sistemi i menaxhimit të informacionit për burimet njerëzore të administratës;
– Sistemi elektronik i ndihmës ekonomike.

Gjithashtu, është funksionale posta elektronike zyrtare për të gjithë punonjësit e administratës. Janë forcuar mekanizmat e sigurisë së email-it zyrtar si dhe është bërë kalimi i çdo mailbox-i në infrastrukturën cloud.

© Panorama.al

Te lidhura