Tre javë në Turqi në terapi intensive/ Deputeti 33-vjeçar i Kuvendit fiton betejën me Covid

Dec 3, 2020 | 12:37
SHPËRNDAJE

Deputeti 33-vjeçar i Kuvendit të Shqipërisë, Andi Përmeti e ka fituar betejën me Covid-19. Lajmin e mirë e ka dhënë në Parlament, kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.

andi permeti

“Ne kemi kolegë që e kanë kaluar covid, gjej rastin të ndaj lajmin e mirë që kolegu ynë Andi Përmeti e fitoi këtë betejë”, u shpreh Taulant Balla.

Andi Permeti u shërua nga Covid pas gati tre javë kurim në Turqi, ku aty ishte në terapi intensive.

Fillimisht deputeti Andi Përmeti u shtrua në Spitalin “Shefqet Ndroqi”, por gjendja e tij filloi të përkeqësohej, ndaj ai u nis për në Turqi për mjekim më të specializuar, kur edhe ia doli me sukses.

Edhe nënkryetarja e Parlamentit, Vasilika Hysi falënderoi Ballën për lajmin e mirë dhe uroi që deputeti Permeti të kthehej sa më parë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura