Tre gjenerata të familjes së famshme të aktorëve në Bollywood infektohen me koronavirus, ja si është gjendja e tyre

Jul 13, 2020 | 14:26
SHPËRNDAJE

Tre gjenerata të një familje të profilit të lartë në Bollywood kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

Aktorja e famshme indiane Aishwarya Rai Bachchan, ish Miss Bota, dhe vajza e saj 8 vjeçare, Aaradhya janë infektuar me koronavirus.

Rezultatet e testit të tyre dolën të dielën. Ndërsa bashkëshorti i saj Abhishek dhe vjehrri Amitabh, të dy aktorë, u dërguan në spital të shtunën pasi u prekën nga COVID-19.

Baba e bir shfaqën të dy simptoma të lehta të pandemisë. Gjithashtu aktorja Aishwarya dhe vajza e saj janë asimptomatike.

Abhishek Bachchan shkroi në Twitter se do të qëndrojnë në spital deri në një urdhër të dytë nga mjekët ndërsa bashkëshortja dhe vajza e tij do izolohen në shtëpi.

46 vjeçarja Aishwarya është një nga aktoret më të njohura, si në Indi ashtu edhe jashtë vendit.

Ajo është shfaqur në dhjetëra filma në Bollywood dhe Hollywood.

Aktorja fitoi konkurron e bukurisë Miss World në vitin 1994.

Në vitin 2003, ajo ishte e para aktore indiane që ishte pjesë e jurisë në Festivalin e Filmit në Kanë.

Ndërkohë të shtunën, vjehrri i saj Amitabh Bachchan u tha miliona ndjekësve të tij në Twitter se kishte rezultuar pozitiv me Covid-19.

“Unë dola pozitiv me COVID dhe jam shtuar në spital, familja ime dhe stafi i spitalit u janë nënshtruar testeve. Pritet të dalin rezultatet,” shkroi 77 vjeçari.

Bachchan ka luajtur në rreth 200 filma gjatë karrierës së tij prej pesë dekadash.

Ai dhe djali i tij 44-vjeçar Abhishek janë shtrua në spitalit Nanavati në Mumbai.

/Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura