Tre deputetë me Covid-19, Kuvendi merr masa. Çfarë u vendos për dy seancat e fundit parlamentare

Jul 28, 2020 | 12:14
SHPËRNDAJE

parlament kovid korrik

Dy seancat plenare që kanë mbetur për këtë legjislaturë, Kuvendi nuk i ka pezulluar, por ka marrë vendim për të shkurtuar kohën e diskutimeve, pas konfirmimit pozitivë me koronavirus të 3 deputetëve.

Deputetët Ralf Gjoni, Enver Roshi dhe Elio Hysko janë infektuar me Covid-19 dhe për këtë arsye, Kuvendi do të bëjë edhe desinfektimin e ambienteve.

Dy seancat e fundit janë paracaktuar për datën 29 dhe 30 korrik, ku është lajmëruar se do të votohet hapja e listave dhe ndryshimet kushtetuese sipas marrëveshjes bërë me opozitën parlamentare.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura