3 akuza të tjera për administratoren e kopshtit që dhunoi fëmijën 3 vjeç

Jun 23, 2016 | 8:13
SHPËRNDAJE

Kopshti “Diren”, në zonën e Saukut, tashmë është vënë në qendër të vëmendjes si pasojë e skandalit të ndodhur pak ditë më parë, ku administratorja e këtij kopshti dhunoi fëmijën 3 vjeç.shabani

Pas këtij skandali, “STOP” ka vijuar me hetimet sa i përket këtij subjekti që administrohej nga Anjeza Shabani (Husha).

Përmes një shkrese drejtuar QKB (Qendrës Kombëtare të Bizneseve), “STOP” kërkoi të informohej lidhur me kopshtin “Diren”, nëse ky subjekt ka një numër NIPT-i, është i regjistruar, tatohet apo jo?

Përgjigja e kthyer nga ky institucion ka qenë se ky subjekt nuk ka qenë i regjistruar.

Sipas të dhënave, ky kopësht prej 13 muajsh ushtronte këtë aktivitet të paligjshëm.

Administratorja Anjeza Shabani (Husha), të cilës nesër do t’i jepet masa e sigurisë, përveç përballjes me akuzën për dhunim të të miturve, ajo do të përballet edhe me evazionet fiskale, shmangien e detyrimeve tatimore dhe shmangien e të ardhurave.

Menjëherë pas inspektimit të bërë, tashmë Hetimi Tatimor është vënë në lëvizje duke bllokuar kopshtin “Diren”.

Në një intervistë për mikrofonin e “STOP”,  Zëdhënësi i Përgjithshëm i Drejtorisë së Tatimeve, Erjon Prifti, pranoi se ky subjekt është i pa licensuar. Ai gjithashtu shtoi se do të kryhet një investigim fiskal (tatimor), si dhe do të hetohen dhe do të penalizohen të gjithë personat përgjegjës.stop-1-4

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura