Trazirat mes tifozëve/ Policia e Elbasanit i vjen në ndihmë Tiranës, dërgon efektivë në kryeqytet

May 25, 2022 | 11:24
SHPËRNDAJE

Mbrëmjen e sotme do të mbahet ndeshja finale e Conference League në Tiranë. Pas trazirave të së martës, policia e Elbasanit ka vendosur t’i vijë në mbështetje policisë së kryeqytetit.

Korrespondenti i Panorama, informon se një autobus me efektivë do vijnë në Tiranë për të monitoruar situatën, që të mos ketë përshkallëzim të tensioneve mes tifozëve të Romës dhe  Feyenoord.

Ndërsa efektivët e rendit si edhe tre grupe të Shqiponjave do mbërrijnë në kryeqytet me automjetet e policisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura