“Trauma mund të zgjasë deri 4 javë”, psikologia flet për pasojat e tërmetit

Dec 9, 2019 | 12:06
SHPËRNDAJE

termeti-flet-psikologia-770x439

“Çdo stimul që ka të bëjë me tërmetet, ka pasoja ende, për shkak se trauma vazhdon. Ka kategori që kanë një traumë më të madhe dhe atyre iu duhen deri 4 javë që të kthehen në normalitet.”

Kështu shprehet psikologia Artemis Shehu e cila në një intervistë në rubrikën “Opinion” në “News 24” tha se trauma pas-tërmet mund të zgjasë deri në katër javë teksa nenvizoi se fëmijët janë kategoria e të miturve që preket më tepër nga ankthi.

“Mosha 10 deri 11 vjeç është ajo më e prekur, kur nis dhe koncepti i vdekjes. Në këtë moshë, duke qenë se femijët janë duke menduar ndoshta mbi vdekjen dhe sa e tmerrshme është kjo gjë. Ndërsa nën 10 vjeç e quajnë mungesë sigurie. Duhet të edukojmë fëmijët se këto janë situata që duken anormale, por që edhe ndodhin. Pjesa e sigurisë ka shumë rëndësi. Duhet një forcë e madhe psikologjike ndaj fenomenit. Ndihma mediatike për mua është shumë e rëndësishme. Mediat kanë ndihmuar në aspektin psikologjik”, u shpreh ajo.

Psikologia Artemis Shehu theksoi se edhe mësuesit kanë rolin e tyre në përballimin e situatës.

“Unë mendoj se mësuesit kanë një përgjegjësi të madhe. Do thosha që të parët që duhet të jenë të qetë janë priindërit. Puna mendoj se fillon nga vetja. Iu bëj thirrje prindërve që të transmetojnë qetësi tek fëmijët, sigurinë e tyre patjetër. Mësuesit kanë nevojë edhe për sigurinë e prindit. Madje, është me rëndësi të bëhet edhe krijimi i situatave simuluese si të bëjmë në këto raste.”, deklaroi psikologia Shehu.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura