“Trarët mbajtës janë çarë në të katër anët” – Lleshaj debaton me drejtorin e Urbanistikës në Lezhë: Stop, stop! Kujdes kur përhap panik, se…

Dec 3, 2019 | 18:50
SHPËRNDAJE

Banorët e pallatit 12 katësh në Lezhë pretendojnë se Bashkia i ka bërë thirrje që të mos futen në pallat sepse ka dëmtime serioze. Ndërkohë nga ana tjetër Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj thotë me bindje se pallati është i sigurtë dhe disa thyerje xhamash nuk e bëjnë atë të pasigurtë.

Kaq ka mjaftuar që ministri Lleshaj të replikojë me drejtorin e Urbanistikës së Bashkisë Lezhë, Nik Leka.

Ky i fundit në sy të banorëve i ka thënë Lleshajt se pallati është konsideruar i rrezikshëm pasi ka çarje trarësh mbajtës. Megjithatë ai thotë se duhet një ekspertizë më e specializuar.

Por ministri Lleshaj nuk e ka lejuar të flasë duke ngritur madje dhe zërin e duke i thënë disa herë ‘stop’.

Pjesë nga debati:

Banorja: Nuk banohet në këtë pallat pa u bë ekspertiza.

Inxhinieri, Drejtori i urbanistikës: Ministër a mund të sqaroj diçka të lutem. Jam drejtori i urbanistikës. Kemi verifikuar këtë pallat bashkë me kryetarin. Në katin e tretë të banimit, në të katër anët, trarët mbajtës janë të çarë. Kemi sjellë një grup tjetër për ta verifikuar. Na duhet ekspertizë më e specializuar..

Lleshaj: Ti shefi i urbanistikës. Ti duhet të kesh shumë kujdes kur përhap panik.

Shefi i urbanistikës: Nuk i kam thënë unë këto fjalë.

Lleshaj: Kush i ka thënë?

Shefi i urbanistikës: Kryetari vetë.

Lleshaj: Po kryetari çfarë është?

Shefi i urbanistikës: Në gjykimin tonë ishte shumë e rrezikshme.

Lleshaj: Çfarë është kryetari? Përhapni kot me njerëzit. Kjo është xham i gjithi, nuk është thyer një xham bëni budallallëqe kot.

Shefi i urbanistikës: Situata nuk është e mirë aspak sepse e kemi verifikuar…

Lleshaj: Stop, stop! Në qoftë se i thua vetes inxhinier mendohu mirë kur flet! (vazhdojnë debatet)

Lexo edhe:

“Pallati është në gjendje të mirë” banorët e 12 katëshit në Lezhë ‘përplasen’ me Lleshajn: Bashkia na tha do t’i vënë shiritin, ka dëmtime serioze

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura