“Transparenca e zgjedhjeve në LSI të jetë edhe në ato të 25 prillit!”- Flet Monika Kryemadhi: Pika kryesore e këtij procesi ishte….

Nov 24, 2020 | 10:04
SHPËRNDAJE

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, gjatë një bashkëbisedimi të mbajtur sot me gazetarët bashkë me kryetaren e KQZ në LSI Silva Caka, dhe sekretaren organizative Eriona Bixha, tha se uron që transparenca, përfshirja dhe ndershmëria e zgjedhjeve të 21 nëntorit të jetë edhe në zgjedhjet e 25 prillit.

“Është entuziaste pjesëmarrja e të rinjve që jetojnë jashtë Shqipërisë në SHBA, Itali, Greqi. Gjithashtu dua të kujtoj që ky proces zgjedhor nuk pati thjesht rëndësinë e rikonfirmimit të Monika Kryemadhit si kryetare e LSI.

Sot sfidat ne nuk i kemi personale, i kemi përballë qytetarëve shqiptar. Pjesëmarrja e të rinjve dhe të reja nuk ishte një nga bizhutë, por thelbi i procesit. Pika kryesore e këtij procesi, ishte një provë gjenerale për LSI për zgjedhjet e 25 prillit. Fryma që u krijua në proces jo vetëm do të mbahet por do të shtohet edhe më shumë. Transparenca, përfshirja dhe ndershmëria e këtij procesi që patëm ditën e shtunë uroj të jetë edhe në zgjedhjet e 25 prillit”, tha Kryemadhi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura