Transformimi i bibliotekës “Musine Kokalari”, Veliaj: Jo jo shoku, nuk është për kafe, po për libra

Dec 13, 2017 | 14:10
SHPËRNDAJE

Të apasionuarit pas librit kanë tashmë një ambient dinjitoz leximi. Biblioteka që mban emrin shkrimtares “Musine Kokalari” në Njësinë 7, është transformuar plotësisht si në pjesën e jashtme të saj ashtu edhe në ambientet e brendshme.

thumbnail_biblioteka3

Lajmin e ka dhënë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ka publikuar edhe disa foto nga ambientet e reja të kësaj biblioteke. Nisur edhe nga pamja e re tepër moderne që ka marrë kjo bibliotekë, kryebashkiaku me nota humori deklaron se tashmë bibliotekat janë më të mira edhe se lokalet luksoze.

 “Jo jo shoku, nuk është për kafe, po për libra. Thuajse gati biblioteka e re “Musine Kokalari” e Nj. 7! Është lajm i mirë për një qytet kur bibliotekat bëhen më të mira se kafenetë luksoze”, shkruan Veliaj.

 Siç shihet edhe nga fotot biblioteka e re do të shërbejë jo vetëm si një vend leximi për miqtë e librit, por edhe si një vend komunitar, ku banorët e lagjesh mund të zhvillojnë takime apo biseda të ndryshme.

 Por përfitimi i banorëve të ndërtesës ku gjendet biblioketa ka qenë i dyfishtë, pasi veç një ambienti të ri leximi, Bashkia e Tiranës i ka mundësuar atyre edhe rikonstruksionin e fasadës së pallatit.

biblioteka thumbnail_biblioteka1 thumbnail_biblioteka2

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura