Transferta me Kukësin, Tirana kërkon arbitër me stemën e FIFA-s

Feb 12, 2018 | 19:15
SHPËRNDAJE

Tirana do të luajë një nga ndeshjet më të rëndësishme të këtij sezoni, teksa do të kërkojë kalimin e turit çerek final të Kupës së Shqipërisë, në një transfertë të vështirë si ajo e Kukësit. Ndeshja e parë në kryeqytet është mbyllur me shifrat 1-1, dhe bardhebluve i duhet patjetër një gol, për të shpresuar më pas tek kualifikimi.

tirana kukesi

Por, për një sfidë delikate sa kjo, drejtuesit e Tiranës kanë kërkuar edhe një arbitër shqiptar ndërkombëtar. Burime të Panorama Sport pranë 24-herë kampionëve, thonë se për sfidën e të mërkurës kanë kërkuar në FSHF një gjyqtar shqiptar me stemën e FIFAs.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura