Transferta 18 milionë euro nga biznesmeni italian/ Presidentit malazez Gjukanoviç i del emri në përgjimet e Taçit

Nov 17, 2021 | 10:50
SHPËRNDAJE

Presidentit malazez Milo Gjukanoviç i ka dalë emri në përgjimet e Antimafies italiane që përfshijnë hetimet për ish-manjatin shqiptar të naftës, Rezart Taçi, në lidhje me transferimin e një shume prej rreth 19 milionë eurosh nga Zvicra në Tiranë me destinacion final Singaporin ose Hong-Kongun.

gjukanovic

Në dokumente, përveç Presidentit malazez, përmendet edhe vëllai i tij, Aco, aksionari më i madh i Bankës së Parë të Malit të Zi. Raporti përmban një transkriptë ku përmendet Gjukanoviç në kontekst të një ndërhyrjeje për një transaksion.

Portali “RTCG” kërkoi një koment nga Presidenca malazeze, por nuk mori përgjigje. Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, kërkon hetim të plotë.

“Sektori i sigurisë do të veprojë sipas ligjit dhe do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme në drejtim të hetimit. Për ne nuk ka të paprekshëm.Qëllimi ynë është të ketë një qasje sa më të gjerë të drejtësisë. Shpresojmë gjithashtu që Prokuroria të ndjekë këtë shembull dhe të reagojë në mënyrë aktive”, deklaroi ai.

Në Shqipëri është arrestuar kunati dhe ish-truproja i Rezart Taçit, i cili vijon që të jenë në kërkim nga drejtësia shqiptare. Ish-bosi shqiptar i naftës akuzohet për pastrim parash, pasi dyshohet se ndihmoi një sipërmarrës kontrovers italian të dyshuar më parë për lidhje me “Cosa Nostra”-n për të transferuar 19 mln euro.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura