Transferohet në Shqipëri i dënuari për vrasje në Britani

May 27, 2015 | 16:42
SHPËRNDAJE

Autoritetet shqiptare kanë transferuar një të dënuar shqiptar për vrasje në Britani. Ai është Robert Linardi, 32 vjeç, i cili në përputhje të marrëveshjes mes Britanisë dhe Shqipërisë për të burgosurit shqiptarë, do ta kryejë pjesën e mbetur të dënimit në Shqipëri.

Foto Ilustruese

Ky shtetas është dënuar me 15 vjet burgim për veprën penale të vrasjes. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Mançester, Ministrinë e Drejtësisë dhe Ambasadën e Angleze në Tiranë, u bë i mundur transferimi i tij nga Mbretëria e Bashkuar në Shqipëri, njofton policia në një deklaratë për mediat. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura