Transferimi tek Aris, ja kur do të prezantohet Mërgim Mavraj…

Sep 12, 2018 | 22:15
SHPËRNDAJE

“Panorama Sport” zbuloi pak ditë më parë akordin e mbrojtësit të Kombëtares me Arisin e Selanikut, teksa mbrëmjen e 4 shtëtorit firmosi kontratë 2 vjeçare me verdhezinjtë.

mavraj1

Mavraj do t’i bashkohet Migjen Bashës te Aris, teksa mediat greke zbulojnë ditën e sotme se mbrojtësi shqiptar do të prezantohet ditën e premte te klubi i ri. 32-vjeçari ndodhet në Frankurt për disa punë persona, teksa të premten në orën 14:30 do të mbërrijë në Selanik për tu prezantuar.

Ndërkohë mediat greke raportojnë se mbrojtësi shqiptar do të prezantohet në panairin e madh ndërkombëtar që është duke u mbajtur në qytetin e Selanikut. Një turmë e madhe njerëzish do të presin Mavrajn për t’i marrë autografe.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura