Transferimi nga Kievo tek Lazio, pezullohet me 10 ditë dhe 15 mijë euro gjobë portieri Etrit Berisha

Mar 19, 2015 | 23:47
SHPËRNDAJE

“Pezullim dhjetë ditë për Etrit Berishën dhe gjobë prej 15 mijë eurosh”. Ky ka qenë vendimi i marrë nga gjykata ndaj portierit të Lazios, Etrit Berisha, njëkohësisht edhe portier i Kombëtares shqiptare.

Etrit Berisha

Mediat italiane raportojnë se portiari Berisha është gjobitur për shkak të denoncimit të bërë nga klubi i Kievos, që pretendonte se ai kishte firmosur një kontratë para ekipit të Lazios.

Mësohet se vendin e tij tek ekipi italian do ta marrë Tomas Strakosha i cili do të jetë zvëndësuaesi i Marketit duke nisur nga ndeshja e radhës përballë Veronës.

“Lalaziosiamonoi” shkruan se “Djali, në atë kohë, ishte i keq-këshilluar – përmbledh IMEMC, ndërsa thuhet se ai mendoi se kishte nënshkruar një para-kontratë me Chievon, e cila më pas u konsiderua një kontratë përfundimtare”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura