Transferimi i Prokurorëve, reagon Basha: Rama-Marku shkatërruan përfundimisht hetimin për…

Sep 20, 2018 | 20:55
SHPËRNDAJE

“Siç e kemi paralajmëruar. Sot Rama-Marku shkatërruan përfundimisht hetimin për Tahirin duke përgatitur mbylljen e dosjes ndaj tij. I njëjti skenar po zbatohet për të lehtësuar Shullazin. Drejtësia ka mbaruar. Krimi po triumfon”, kështu shkruan kreu i PD Lulzim Basha, në një postim në Twitter.

Ky reagim vjen pas lajmit për urdhrin e Kryeprokurores Arta Marku, për transferimin e disa Prokurorëve të Krimeve të Rënda, duke i kaluar përkohësisht në rrethe, mes tyre edhe Besim Hajdarmataj, Prokurori i cili kërkoi arrestimin e Saimir Tahiri.

Prokurorja e Përgjithshme urdhëroi caktimin e përkohshëm të: Olsian Çela, nga Prokuroria për Krime të Rënda në Prokurorinë e Beratit, ndërsa Sonila Muhametaj nga Prokuroria për Krime të Rënda në Prokurorinë e Pukës.

 

basha1

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura