Transferimi i Fernandez nuk i afrohet podiumit, ja cilat janë 10 lëvizjet më të kushtueshme në historinë e futbollit

Feb 1, 2023 | 19:29
SHPËRNDAJE

Transferimi i Enzo Fernandez nga Benfika te Çelsi ka qenë goditja më e bujshme e merkatos së janarit. Mesfushori portugez është transferuar në Londër ku blutë kanë paguar klauzolën e tij të largimit duke vendosur rekordin e ri në Premier Ligë me 121 milionë euro.

fernandez

Por gjithsesi Fernandez nuk i afrohet dot podiumit të transferimeve më të shtrenjta në historinë e futbollit, ku për momentin të paprekshme janë shifrat e shpenzuara nga PSG që ka krijuar një diferencë me të tjerët.

Vendi i parë vazhdon të mbahet nga Nejmar, i cili kaloi te parisienët nga Barcelona kundrejt pagesës së 222 milionë eurove në verën e vitit 2017. Në të njëjtin vit, klubi bleu edhe Mbape nga Monako për 180 milionë euro. Ndërkohë, Barcelona riinvestoi pjesërisht paratë me blerjen për 140 milionë euro të Dembele nga Borusia Dortmund, duke plotësuar kështu verën më të çmendur të merkatos në historinë e futbollit.

Ja 10 transfeimet më të shtrentja në hsaotienë e futbollit
Nejmar nga Barcelona te PSG për 222 mln euro
Kilian Mbape nga Monako te PSG për 180 mln euro
Ousman Dembele nga Borusia Dortmund te Barcelona për 140 mln euro
Filipe Kutinjo nga Liverpul te Barcelona për 135 mln euro
Zhoao Feliks nga Benfika te Atletiko Madrid për 127,2 mln euro
Enzo Fernandez nga Benfika te Çelsi për 121 mln euro
Antuan Grizman nga Atletiko Madrid te Barcelona për 120 mln euro
Xhek Grilish nga Aton Vila te Mançester Siti për 117,5 mln euro
Kristiano Ronaldo nga Real Madrid te Juventusi për 117 mln euro
Eden Hazard nga Çelsi te Real Madrid për 115 mln euro

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura