Transferimi i ambasadave në Jerusalem/ Erdogan telefon Thaçin dhe Vuçiç

Sep 9, 2020 | 23:21
SHPËRNDAJE

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, zhvilloi biseda të ndara telefonike me homologët e tij nga Kosova dhe Serbia, njoftoi sot Drejtoria e Komunikimeve e Presidencës së Turqisë.

thumbs_b_c_966bb538adc478a07d2ee06b17be28dd-780x439

Erdogan diskutoi zhvillimet rajonale dhe hapat për të forcuar marrëdhëniet me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi; dhe Serbisë, Aleksandar Vuçiç, theksohet në kumtesë.

Nga Drejtoria e Komunikimeve e Presidencës së Turqisë gjithashtu bëjnë të ditur se tre liderët u pajtuan të vazhdojnë bashkëpunimin e ngushtë dhe konsultimin mbi çështjet dypalëshe dhe rajonale.

Javën e kaluar, presidentët e Kosovës dhe Serbisë u takuan në një dialog dy-ditor të ndërmjetësuar nga SHBA në Uashington ku ranë dakord për të normalizuar lidhjet ekonomike, shkruan Anadolu Agency.

Beogradi dhe Prishtina nënshkruan marrëveshje ndaras me SHBA-në në të cilat Serbia ra dakord të zhvendoste ambasadën e saj në Kuds. Kosova dhe Izraeli ranë dakord të normalizojnë marrëdhëniet dhe të vendosin lidhje diplomatike.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura