Trami i Tiranës, Mazniku: I pamundur, do investim prej 170 mln euro

Jan 12, 2016 | 10:18
SHPËRNDAJE

Nënkryetari i Bashkisë, Arbjan Mazniku, i ftuar në emisionin e gazetarit Enkel Demi në TVSH, ka deklaruar se Bashkia e ka të pamundur të realizojë projektin e tramit në Tiranë si alternativë për shmangien e trafikut.

trami

“Në secilën prej modeleve të tramit që ne kemi parë deri tani, në secilin prej studimeve të bëra, qoftë studimin e famshëm francez, qoftë studime alternative, çështja e tramit është akoma jo-vizibël nga pikëvështrimi i ekonomisë, mundësisë ekonomike që qyteti ka. Projekti i famshëm i tramit kërkon një investim prej 170 milionë eurosh. Duke pasur parasysh që buxheti i Bashkisë së Tiranës ishte në nivelin e 55 milionë dollarë në vit, pra ishte më shumë se trefishi I buxhetit të bashkisë , vetëm për një linjë të tramit dhe për më shumë kërkonte që ne si bashki të vendosnim në mënyrë të vijueshme, çdo vit 3 apo 4 milionë dollarë si subvencion për këtë linjë. E paarsyeshme dhe e pamundur për bashkinë”,- tha ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura