Tramexani zbulon detajet: Ja si Hysaj ishte para të tjerëve në Kombëtare

Jun 29, 2016 | 23:12
SHPËRNDAJE

Zëvendëstrajneri i Kombëtares, Paolo Tramexani ka zbuluar të tjera detaje për mënyrën se si mbrojtësi Elseid Hysaj u paraqit në Europian.

hysaj

Në një prononcim të dhënë për “Radio Punto Zero”, tekniku thotë se Hysaj shkonte në stërvitjen e Kombëtares një orë para futbollistëve të tjerë.

“Krahasuar me mënyrën se si luan me blutë e Napolit, në Europian u aktivizua në një tjetër formë, gjë që i mundësoi të shfaqte cilësitë e tij sulmuese, krahasuar me ato që bën në skemat e Mauricioi Sarrit.

Në mënyrë të veçantë të gjithë e kanë kuptuar se sa e aftë është këmba e tij e djathtë. Hysaj gjithashtu duhet të përmirësohet në disa drejtime dhe këtë gjë ai e di i pari. Stërvitet me një vendosmëri të admirueshme.

Në Kombëtare vinte gjithmonë në fushë një orë përpara shokëve të tij të skuadrës dhe stërvitej individualisht pa ia kërkuar”,-ka thënë Tramexani.

Më herët, Tramexani ka folur për njohjen e tij prej gati 5 vitesh me mbrojtësin. Në disa intervista të tij në mediat italiane nuk kanë munguar vlerësimet ndaj Hysajt, përfshirë edhe këshillat se si ai duhet të luajë me Napolin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura