VIDEO/ Traktati i miqësisë në 2004/ Rama “ngatërroi” në Moskë Islamin me Bashën, reagon PD: Nuk kursen asnjë shpifje

Feb 26, 2020 | 21:36
SHPËRNDAJE

Partia Demokratike ka reaguar pasi kryeministri Edi Rama ngatërroi sot në Moskë, në konferencën me ministrinë  e Jashtëm rus, Serge Lavrov, ngatërroi Lulzim Bashën me Kastriot Islamin.

Ndërsa ka postuar videon gjatë konferencës, PD shkruan me një shënim në facebook se “Edi Rama nuk kursen asnjë shpifje kundër Lulzim Bashës”.

Selia-e-PD-770x434

Lavrov tha se për herë të fundit që ka takuar një zyrtar të lartë shqiptar ishte në vitin 2004, duke nënvizuar se me kryediplomatin e asaj kohe kishte nënshkruar një traktat miqësie dhe bashkëpunimi, i cili sipas tij u harrua nga pala shqiptare.

Ndërsa kreu i qeverisë shqiptare tha se Lavrov kishte nënshkruar marrëveshjen me drejtuesin e sotëm të opozitës shqiptare, duke ngatërruar kështu Kastriot Islamin me Lulzim Bashën.

Traktati i miqësisë në 2004/ Rama “ngatërroi” në Moskë Islamin me Bashën, reagon PD: Nuk kursen asnjë shpifje on Vidnews.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura