Trajtim me një dozë të vetme radioterapie për kancerin e gjirit, ja çfarë zbulon studimi i fundit

Aug 20, 2020 | 12:01
SHPËRNDAJE

_114031074_gettyimages-501972854

Radioterapia (trajtimi me rrezatim) me një dozë të vetme mund të jetë aq e efektshme në trajtimin e kancerit të gjirit sa edhe një kurs i plotë, sugjeron një studim, sipas “CNN”.

Studiuesit thanë se njerëzit që morën një trajtim më të shkurtër kishin gjithashtu më pak të ngjarë të vdisnin nga lloje të tjera kanceri dhe nga sëmundjet e zemrës në pesë vitet e ardhshme.

Por specialistët e kancerit kanë ngritur shqetësime për metodologjinë e studimit.

Një e pesta e pacientëve në studim morën doza shtesë të radioterapisë.
Autori kryesor i studimit, Prof. Jayant Vaidya, tha se kishte pritur që një pjesë e grave të shfaqnin nevojën për radioterapi shtesë, pasi testet pas operacionit mund të zbulonin se tumoret ishin më të mëdha ose më agresivë sesa pritej.

Megjithatë, 80% e grave përfituan nga trajtimi i shkurtër, pasi hasën më pak efekte anësore, tha ai.

Radioterapia (TARGIT-IORT) përfshin një dozë të vetme të rrezatimit brenda gjirit, që aplikohet menjëherë pasi hiqet tumori.

Radioterapia, e zhvilluar nga mjekët në Kolegjin Universitar në Londër (UCL), ofrohet duke përdorur një pajisje të vogël të vendosur brenda gjirit, direkt në vendin e kancerit.

Kjo do të thotë që pacientët mund të trajtohen gjatë kohës së operimit për të hequr tumorin. Nuk është nevoja që ata të marrin ndonjë trajtim tjetër, si ai që përfshin 15 deri në 30 vizita spitalore për shkak të kursit standard të radioterapisë.

Ky trajtim është tashmë i disponueshëm në një numër të vogël klinikash që kanë pajisjet e duhura.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura