Trajneri zviceran sulmon Tramexanin: T’ia dijë për nder Sadikut!

Mar 16, 2017 | 23:55
SHPËRNDAJE

Duket se Paolo Tramexani nuk është aktualisht një nga figurat më të dashura në Zvicër. Edhe pse trajneri mori me shumë entuziazëm detyrën e re në drejtimin e Luganos, opinionistët apo kolegët e tij nuk kursejnë thumbimet ndaj ish-ndihmësit të Xhani De Biazit.

I fundit ka qenë trajneri i Belinzonës, Arno Rosini, i cili mendon se në vend të Tramexanit duhet lavdëruar Armando Sadiku, i cili e largoi me golat e tij ekipin nga fundi i tabelës së klasifikimit.

sadiku

“Lugano po paraqitet mirë, por të jemi të sinqertë, rezultatet deri tani kanë qenë kaq pozitive sidomos për shkak të Sadikut. Armando ka shënuar 5 gola në 6 ndeshje dhe ishte vendimtar.

Edhe Lugano e Manzos luante mirë, por pas rënies së rendimentit të Alioskit, kishte vështirësi të shënonte. Duhet t’ia japin meritat atyre që e meritojnë”, tha ai, duke kundërshtuar idenë se puna e Tramexanit kishte sjellë kthesën e skuadrës e cila në janar gjendej në vendin e fundit në klasifikim.

sadiku

“Tramexani sapo ka nisur këtë profesion. Po impenjohet, po punon shumë dhe ka sjellë rezultate pozitive. Por po të mos kishte Armandon, nuk mendoj se skuadra do të kishte kaq shumë pikë. Edhe trajneri duhet të rritet, bashkë me drejtuesit dhe lojtarët. Duhet të kenë program për të ardhmen, se një Sadiku që të zgjidh telashet, nuk e gjen në çdo sezon…”, ishin fjalët e Rosinit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura