Trajneri personal i Adele tregon si arriti te tranformohej këngëtarja, duke humbur 45 kilogramë

May 9, 2020 | 22:56
SHPËRNDAJE

Transformimi i kengetares se famshme, Adele ka qenë një ndër temat më të përfolura ditët e fundit. Brenda pak kohësh ajo arriti të humbasë 45 kilogramë dhe kjo gjë është duartrokitur nga shumë njerëz për vullnetin e hekurt të saj.

adelle

Fotoja e publikuar në 32 vjetorin e lindjes së Adele është komentuar mjaft dhe është bërë shumë virale. Të shumtë kanë qenë njerëzit që mendonin se Adele ka marrë masa drastike që të humbte peshë dhe këtu ata nënkuptonin, operacione plastike.

Por trajneri i këngëtares së famshme te “Hello”, Peta Geraciomo i ka hedhur poshtë këto hamëndësime dhe ka treguar sesi Adele ka humbur peshë dhe është transformuar në një pamje krejtësisht të re.

Sipas tij, Adele nuk i është nënshtruar asnjë operacioni, por gjithçka është arritur falë një diete të kufizuar me kalori, plus që pinte lëng jeshil çdo ditë dhe duke bere ushtrime fizike.

“Unë shoh që Adele është bërë kthyer në trend këto ditë dhe njerëzit thonë se sa e mrekullueshme është ajo pasi humbi peshë. Po, ne kemi kaluar këtë.  Pesha juaj nuk e përcakton bukurinë tuaj. Pamja juaj nuk përcakton bukurinë tuaj”, ka shtuar ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura