Trajneri Luis Enrique shkarkohet nga detyra pas eleminimit të Spanjës nga Kupa e Botës

Dec 8, 2022 | 13:01
SHPËRNDAJE

Trajneri Luis Enrique shkarkohet nga detyra pas eleminimit të Spanjës nga Kupa e Botës.

Luis Enrique

 

La Roja filloi me një fitore mbresëlënëse 7-0 ndaj Kosta Rikës, por përfundoi duke u eleminuar nga Kupa e Botës në fazën e 16-të me penallti ndaj Marokut.

Federata Spanjolle e Futbollit (RFEF) tani ka konfirmuar se Luis Enrique është shkarkuar nga posti i trajnerit dhe do të kërkohet një zëvendësues.

“RFEF dëshiron të falënderojë Luis Enrique dhe të gjithë stafin e tij stërvitor në krye të ekipit kombëtar në vitet e fundit”, thuhet në një deklaratë.

Më pas shton: “Drejtimi sportiv i RFEF-it i ka dërguar presidentit një raport në të cilin përcaktohet se duhet të fillojë një projekt i ri për ekipin spanjoll të futbollit, me qëllim që të vazhdojë me rritjen e arritur në vitet e fundit falë punës së kryer nga Luis Enrique dhe bashkëpunëtorët e tyre. Si presidenti, Luis Rubiales, ashtu edhe drejtori sportiv, José Francisco Molina, ia kanë komunikuar vendimin trajnerit.”

Kontrata e Luis Enrique do të skadonte në fund të vitit dhe është marrë vendimi për të mos zgjatur mandatin e tij pas një performance të dobët në Katar.

Nga Spanja pritej shumë në Botëror, por përparoi vetëm në raundin e eliminimit pas Japonisë në Grupin E dhe më pas u eleminua nga Maroku.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura