Trajneri Lika nis seleksionimet, 3 të huaj në provë te Vllaznia

Aug 21, 2018 | 9:37
SHPËRNDAJE

Te Vllaznia vijnë tre lojtarë në provë. Gjatë këtyre ditëve të para të përgatitjeve, me ekipin janë bashkuar disa nga lojtarët shkodranë, që kanë luajtur me ekipet e Kategorisë së Parë dhe po ashtu edhe lojtarët nga skuadra e 19-vjeçarëve. I vetmi nga lojtarët e huaj që është bashkuar me ekipin për një periudhë prove është braziliani me pasaportë portugeze, Xheferson Santana. Mirëpo, dje me ardhjen e tirkut Firat si drejtor sportiv mësohet se kanë mbërritur për provë edhe tre lojtarë të tjerë. Bëhet fjalë për Amos Anthony nigerian datëlindja 1999.

Lika

Anthony luan si sulmues i krahut të majtë. Po ashtu me ekipin është bashkuar edhe Veljko Vukoviç, i cili vjen nga Serbia. Ai ka qenë pjesë e ekipit të Sutjeska Nikshiçit. Lojtari është 29-vjeçar dhe luan si mesfushor krahu. Lojtari i tretë i mbërritur dje për provë është Jovan Jablan. Ai vjen nga Mlladosti dhe luan në pozicionin e mbrojtësit të qendrës. Jablan është 19 vjeç dhe kjo mund të jetë një pengesë për të, pasi në skuadrën shkodrane ka lojtarë të kësaj moshe, të cilët luajnë në këtë pozicion të fushës. Gjithsesi, do të jenë këto ditë që do të vendosin për këta lojtarë.

Vukovic11

Trajneri Lika e ka bërë të qartë se pret lojtarë të tjerë në skuadër. Dhe duke filluar nga sot pritet që në stërvitje të ketë disa futbollistë të huaj që do të vijnë për t’u provuar. Ende nuk dihet fati i tyre, megjithatë te kuqeblutë puna ka nisur. Stafi teknik e ka konsideruar domosdoshmëri përforcimin, sidomos në qendër të mbrojtjes, por edhe në sulm, megjithatë do të shihet mundësia për ta forcuar skuadrën edhe në ndonjë pozicion tjetër.

11051539_1557778171165500_773427094_n

Ndërkohë, vazhdon seleksionimi i futbollistëve aktualë dhe për këtë arsye, me siguri që deri në fund të javës, Vllaznia do të nisë të marrë formë. Tashmë që është hedhur edhe shorti i kampionatit, stafi teknik do të mundohet të ndërtojë skuadrën, me të cilën do të përballet në fushë ndaj Korabit.

STËRVITJA – Tekniku Hasan Lika ka startuar dje një tjetër javë të ngjeshur me përgatitje. Ai përveç se ka pasur një dyndje më të madhe lojtarësh ka provuar edhe disa nga futbollistët e ardhur për provë. Një gjë të tillë tekniku e ka zhvilluar edhe përmes një ndeshjeje brenda llojit. Ai sërish ka ndarë skuadrën në dy pjesë, duke vëzhguar nga afër të gjithë lojtarët dhe së bashku me drejtorin teknik dalëngadalë po vënë pikat mbi “i” për elementët që do të mbajë për sezonin e ri.

ADMIR URUÇI 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura