Trajneri italian zbulon prapaskenën: Doja ta merrja Mesin te Juventusi por…

Oct 2, 2019 | 16:46
SHPËRNDAJE

Leo Mesi është një nga lojtarët më të mirë, jo vetëm në botë momentalisht, por në të gjithë historinë e futbollit.leo mesi

Argjentinasi prej shumë vitesh tregon në një formë shumë të mirë, teksa Kapelo në një intervistë ka treguar, se e dinte që Mesi do të kishte një të ardhme të madhe, që kur ai ishte 16 vjeç.

Madje tekniku italian tregon edhe një prapaskenë, teksa thotë se kishte tentuar ta afronte atë te Juventusi: “Mesi është në të njëjtën kategori me Maradonën dhe Pelenë, në kategorinë e gjenive. Ata shpikin gjëra që të tjerët as nuk mund t’i mendojnë, diçka të tillë e kanë në ADN-në e tyre. Leon për herë të parë e kam parë në ‘Trofeun Gamper’, kur unë drejtoja Juventusin dhe përballeshim me Bracelonën. Aty ishin rreth 90 mijë spektatorë dhe ai ishte vetëm 16 vjeç asokohe. Pas 20 minutave lojë unë iu afrova Rajkardit, dhe i thashë nëse këtë lojtarin e ri mund ta huazonte tek ne, për Mesin. Ai shkëlqeu në fushë dhe, nuk isha vetëm unë që e kuptova se ishte një gjeni. E dija se Rajkard kishte në skuadër tre të huaj dhe nuk  mund të fusnin edhe një tjetër të huaj në listë. Por trajneri i Barçës më tha të mos mërzitesha, pasi do t’ia gjenin edhe një vend argjentinasit. Tentova ta merrja, por katalanasit gjithashtu kishin intrigat e tyre.”, u shpreh Kapelo.Fabio-Capello-and-Lionel-Messi-Main

Mesi vazhdon të magjepsi botën me aftësitë e tij, por këtë sezon nuk e ka nisur në mënyrë të mirë pasi është kushtëzuar nga dëmtimet e shumta.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura