Trajneri i vitit, De Biazi lë pas Alegrin

Dec 1, 2015 | 14:44
SHPËRNDAJE

E përditshmja pres tigjioze italiane “Gazzetta dello sport” është duke organizuar çmimin për trajnerin më të mirë të vitit. Redaksia ka publikuar dhjetë kandidatët, që kanë shkëlqyer gjatë 2015 dhe mes tyre nuk kishte se si të mungonte Xhani De Biazi.

De Biazi1

Kreu i Kombëtares së Shqipërisë realizoi një arritje historike për kuqezinjtë, duke i kualifikuar për në EURO 2016, atje ku shumë përfaqësuese me traditë nuk ia dolën dot që të sigurojnë një biletë. Votimi për të përzgjedhur trajnerin italian të vitit ka qenë publik dhe nuk mund të votohej më shumë se një herë.

De Biazi ka arritur të pozicionohet në vendin e katërt, duke marrë 14% të votave. Ajo që bie në sy është se ka arritur të lërë pas vetes Masimiliano Alegrin, i cili në krye të Juventusit fitoi titullin kampion, Kupën e Italisë dhe shkoi në finalen e Champions-it. Madje, De Biazi ka pasur një diferencë prej vetëm 1% nga Antonio Konte i vendit të tretë. Tre të parët do t’i nënshtrohen një tjetër votimi, për të shpallur fituesin.

1. Mauricio Sarri

Drejtoi Empolin te ngjitja për në Serinë A dhe më pas siguroi mbijetesën katër javë para fundit, duke dhuruar një futboll tërheqës dhe rezultativ. Më pas, u emërua në krye të pankinës së Napolit, ku po vazhdon të ketë një ecuri pozitive.

2. Romeo Saketi

Fitoi tripletë me trofe në basketboll me Dinamo Sasarin e tij. Në fillim të edicionit ngriti Superkupën, ndërsa më pas titullin kampion dhe Kupën e Italisë, ndonëse kalendari e vuri përballë vështirësish sa i përket faktorit “fushë”.

3. Antonio Konte

Italia e tij realizoi një paraqitje të suksesshme në eliminatoret për kampionatin europian “Francë 2016”. Objektivi për të qenë në turneun e vitit tjetër u realizua pa asnjë humbje në grup, saktësisht me shtatë fitore dhe tri barazime.

4. Xhani De Biazi

Trajneri i Shqipërisë, e cila do të marrë pjesë për herë të parë në një turne të rëndë- sishëm si Kampionati Europian. Kuqezinjtë u kualifikuan të dytët, duke lënë pas rivalëve si Danimarka dhe Serbia. Ndërkohë, fitoi në Portugali dhe mundi organizatorët e turneut të ardhshëm, Franca.

7. Masimiliano Alegri

Sezon i paharrueshëm për trajnerin e Juventusit. Fitoi titullin kampion në Itali, që në vitin e parë në krye të bardhezinjve. Fitoi edhe Kupën e Italisë, ndërkohë që doli nënkampion në Champions, pasi u mund prej Barcelonës në finale. Edicion që Alegri do ta mbajë mend gjatë…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura